
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka mbërritur te ndërtesa e Kuvendit ku pritet të takohet me delegacionin e LDK-së.
Para mediave, Kurti tha se është “optimist” dhe se “duhet që zgjedhje të mos ketë këtë vit, por në 2030”.
Po ashtu, siç raporton gazetarja Qëndresa Bellagoshi, ai përsëriti nevojën e bashkëpunimit për presidentin.
Kurti u shoqëruar nga ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati.



