
Turqia u bëri thirrje të martën Rusisë dhe Ukrainës të marrin masa për të garantuar sigurinë e lundrimit në Detin e Zi, pasi një sulm me dron goditi një anije në pronësi turke pranë portit rus të Novorossiyskut, duke plagosur rëndë tre anëtarë të ekuipazhit.
Ministria e Jashtme e Turqisë deklaroi se Ankaraja është thellësisht e shqetësuar për shënjestrimin e anijeve civile në Detin e Zi, pavarësisht “të gjitha paralajmërimeve tona”, duke shtuar se po ndjek nga afër gjendjen e qytetarëve të saj, shkruan Reuters



