LajmeMaqedoni

Arrestohet një shofer nga Kosova që voziti me 220 km/h

Një shtetas i Kosovës është privuar nga liria pasi u kap duke drejtuar automjetin me shpejtësi prej 220 kilometrash në orë në autostradën A1, ku shpejtësia maksimale e lejuar është 120 km/h.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, sot (03.08.2026), në orën 08:41, në autostradën A1, në parkingun Miletkovë, nëpunës policorë të SPB Strumicë – NJPB Gjevgjeli e privuan nga liria shtetasin e Kosovës, Sh.Z. (36).

Gjatë kontrollit rrugor u konstatua se ai drejtonte një automjet të tipit “Mercedes” me targa të Kosovës me shpejtësi prej 220 km/h, duke tejkaluar për 100 km/h kufirin e lejuar.

Ndaj tij do të parashtrohet kallëzim penal për veprën penale “drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik”, sipas nenit 297-a të Kodit Penal.

Related Articles

Back to top button
Close
Close