
Më 02.08.2026 në orën 16:00 në DPB Gostivar është raportuar se në rrugën „Hekurudhat” në Gostivar ka ndodhur një aksident komunikacioni ndërmjet automjetit të pasagjerëve „Ford Kuga” me targa zvicerane, i drejtuar nga G.Xh. (35) nga fshati Çegran, i cili ka goditur një këmbësor, një fëmijë katërvjeçar nga Shkupi. Në aksidentin e komunikacionit fëmija ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe pas ndihmës së dhënë mjekësore është transferuar në Kompleksin e Klinikave „Nënë Tereza” në Shkup. Këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi nga DPB Gostivar.



