BotaLajme

Trump anulon sulmet e planifikuara ndaj Iranit

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të shtunën se anuloi një sulm ushtarak të planifikuar kundër Iranit pasi Teherani dhe “vende të tjera të Lindjes së Mesme” kërkuan kohë për të finalizuar kornizën e një marrëveshjeje paqeje, duke shtuar se edhe Izraeli i është bashkuar këtij angazhimi.

Në një postim në platformën e tij sociale Truth Social, Trump pretendoi se palët kanë rënë dakord për “parametrat” e një marrëveshjeje të mundshme, e cila do të përfshinte rihapjen “e menjëhershme, të plotë dhe totale” të Ngushticës së Hormuzit dhe eliminimin e kërcënimit bërthamor të Iranit.

Trump tha se pranoi ta anulonte sulmin “për të mirën e ardhshme të botës dhe, njëkohësisht, për mbijetesën e një Irani të suksesshëm dhe të begatë”, duke shtuar se ky vendim varet nga aftësia e palëve për të “arritur shpejt një marrëveshje”.

“SHBA-ja është plotësisht e përgatitur dhe gati të veprojë kundër Republikës Islamike të Iranit, me një nivel force, fuqie dhe kapaciteti ushtarak të paparë që nga Lufta e Dytë Botërore”, shkroi ai.

Ai tha se edhe Izraeli ka rënë dakord të përmbahet nga sulmet. “Filloni punën, të gjithë, dhe përfundojeni”, shtoi Trump.

Related Articles

Back to top button
Close
Close