
Kryeministri Mickoski sot në Dibër do të marrë pjesë në ndarjen e 47 banesave për kategoritë e qytetarëve në nevojë sociale.
Të drejtë për përfitimin e një banese sociale kanë personat mbi moshën 18-vjeçare, të cilët deri në moshën 18-vjeçare kanë qenë nën përkujdesje institucionale ose në forma të tjera të përkujdesjes për fëmijët pa përkujdesje prindërore; përfituesit e ndihmës minimale të garantuar; personat e prekur nga fatkeqësitë natyrore, pavarësisht statusit juridik të vendbanimeve të tyre ekzistuese (primare); personat me aftësi të kufizuara dhe familjet me anëtarë me aftësi të kufizuara; personat që i përkasin komunitetit rom, në nevojë sociale, në përputhje me Strategjinë për Romët të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe prindërit vetushqyes me fëmijë të mitur.



