LajmeMaqedoniTopLajm

Qeveria shpalli gjendje krize në të gjithë vendin për shkak të rrezikut të shtuar nga zjarret

Qeveria, në mbledhjen e djeshme, mori vendim për shpalljen e gjendjes së krizës në të gjithë vendin për shkak të rrezikut të shtuar nga zjarret. Vendimi hyn në fuqi nga sot dhe do të zgjasë 30 ditë.

“Vendimi është marrë për të mundësuar përballje në kohë, të koordinuar dhe efikase me situatën në terren, si dhe për mobilizimin maksimal të të gjitha kapaciteteve institucionale në dispozicion për mbrojtjen e jetës së qytetarëve, pronës së tyre dhe burimeve natyrore”, sqaruan nga Qeveria.

Shtabi Kryesor pranë Qendrës për Menaxhimin e Krizave do të jetë në mbledhje të përhershme, ndërsa të gjitha organet e administratës shtetërore janë obliguar që t’i vënë plotësisht në dispozicion të gjitha kapacitetet e tyre.

Nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim u bënë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes maksimal.

Related Articles

Back to top button
Close
Close