LajmeMaqedoni

“Të deklarohet prodhimi real”, Mickoski paralajmëron kontrolle të ashpra për subvencionet

 Kryeministri Hristian Mickoski sot i porositi blegtorët dhe bujqit e tjerë që gjatë aplikimit për subvencione ta paraqesin prodhimtarinë reale. Nuk mundet, siç tha, të ceket se një lopë ka dhënë njëqind herë më shumë qumësht se bagëtia më e mirë në botë apo se në një hektar sipërfaqe janë prodhuar 35 tonë duhan.

Mickoski është decid se subvencionet për blegtorët janë të sigurta dhe se pagesa do të fillojë menjëherë sapo ribalanci i Buxhetit do të shpallet në Gazetë zyrtare.

“Ribalanci është sjellë, publikohet në Gazetë publike dhe menjëherë më pas do të jetë pagesa sepse mjetet janë të sigurta. Më vjen mirë që ato sfida që i kanë blegtorët si çmimi dhe tepricat, tashmë nuk i kanë. Arritëm me aksion intensiv ta tejkalojmë atë. Edhe ne kemi sfida, janë paraqitur bagëti të cilët njëqind herë më shumë prodhojnë qumësht, do të thotë edhe disiplinën ta përmirësojmë sepse subvencionet janë para të popullit dhe nëse sillemi kështu, nuk do të kemi për gjatë kohë. Do të duhet të jemi të ndershëm dhe të paraqesim atë që e prodhojmë, nuk mudnet një kokë bagëtie të prodhojë njëqind herë më shumë se bagëtia më e suksesshme në botë. Do të ketë kotnroll dhe kontrolli tashmë ka filluar, jo vetëm të këtij lloji të prodhimit, tek blegtorët, por edhe tek bujqit e tjerë dhe kulturat e tjera bujqësore. Duhet të kujdesemi për shtetin, të ketë rend dhe disiplinë. Nëse nuk kujdesemi ne, nuk mund të presim që dikush nga jashtë të kujdeset për ne. Do të thotë, nuk mund të paraqesim se në një hektar janë prodhuar 30 apo 35 tonë duhan, mundet dy, 2,5 e madje edhe 3, por nuk mudnet 35 tonë në një hektar. ka shumë gjëra të cilat duhet t’i mposhtim të gjithë së bashku si sfida”, nënvizoi kryeminsitri pas vizitës në spitlain klinik “Dr. Trifun Panovski” në Manastir.

Related Articles

Back to top button
Close
Close