LajmeShowbiz

Shkurte Fejza vjen me këngë të re, në bashkëpunim me dy vajzat e saj

Shkurte Fejza ka publikuar këngën e saj më të re, një bashkëpunim i veçantë me dy vajzat e saj, Gresën dhe Besianën.

Kënga i kushtohet stinës së verës, atmosferës së gëzimit dhe rikthimit të mërgimtarëve në vendlindje, duke sjellë në fokus emocionet e takimeve me familjen dhe miqtë.

“Ky është bashkëpunimi im i parë me Gresën dhe Besianën. Një këngë kushtuar stinës më të bukur të vitit – verës, e cila na bashkon me mërgimtarët tanë dhe na afron pranë familjes, miqve dhe vendlindjes. Urojmë që ta pëlqeni po aq sa e kemi dashur ne gjatë krijimit të saj”, ka shkruar Shkurte Fejza në njoftimin e publikimit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close