
Artem Dzyuba, legjenda e futbollit rus dhe ish-sulmuesi i Zenitit, ka lëshuar kritika të forta ndaj Roberto Mancinit, me të cilin punoi te Zeniti në sezonin 2017-2018.
“Mancini mund të largohej në mes të stërvitjes. Nuk i dinte emrat e gjysmës së lojtarëve dhe nuk e dinte kush luante me të djathtën e kush me të majtën”, – deklaroi 37-vjeçari.
Për ta ilustruar këtë, ai kujtoi një episod me Yohan Mollo:
“Po gjuante goditje dënimi dhe Mancini i bërtiti: Pse e gjuan me të djathtën dhe jo me të majtën? Mollo iu përgjigj: Mister, unë jam i djathtë. Atëherë Mancini tha: Ah po? Dhe gjuan kaq keq me të djathtën? Nuk e dinte as me cilën këmbë luante”.
Dzyuba foli edhe për një zakon të trajnerit italian: “Kalonte kohën në qendrën stërvitore duke bërë solar. Kthehej nga stërvitja, ngrinte pantallonat e shkurtra dhe ishte bërë ngjyrë karrote. I mungonin vetëm fetat e kastravecit mbi sy.
Ndërsa ne stërviteshim ende, ai shikonte orën dhe thoshte: Ikni tani… Largohej dhe më pas e gjenim duke pedaluar qetësisht në biçikletën statike”.


