LajmeSport

Konfederata Aziatike i bashkohet UEFA dhe Concacaf, del kundër planit të FIFA-s për shitjen e aksioneve te investitorët privatë

Konfederata Aziatike e Futbollit (AFC) ka shprehur kundërshtimin e saj ndaj propozimit të FIFA-s për shitjen e aksioneve në kompeticionet e saj te investitorët privatë, duke u rreshtuar në krah të UEFA-s dhe Concacaf.

Në një deklaratë të publikuar të premten, AFC theksoi se plani i presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, nuk mund të arrijë “konsensusin e gjerë dhe unitetin e nevojshëm” për t’u zbatuar.

“Botërori i FIFA-s është kulmi i futbollit global dhe fuqia e tij buron nga pjesëmarrja e të gjitha konfederatave dhe kombeve kryesore të futbollit në botë”, thuhet në deklaratën e AFC-së.

Konfederata aziatike shtoi se çdo propozim që rrezikon të dëmtojë unitetin dhe karakterin universal të këtij kompeticioni duhet të rishikohet.

Kundërshtimi i AFC-së e bën më të vështirë miratimin e planit të FIFA-s, nëse ai do t’u nënshtrohet votimit nga anëtarët e organizatës.

Related Articles

Back to top button
Close
Close