LajmeMaqedoni

Laor Medical-Tetovë: CTG – një ekzaminim i rëndësishëm për monitorimin e gjendjes së fetusit

CTG (Kardiotokografia) është një metodë jo-invazive dhe e saktë për monitorimin e rrahjeve të zemrës së fetusit dhe kontraksioneve të mitrës.
CTG na jep informacione të rëndësishme për gjendjen e fetusit, tregon nëse foshnja merr mjaftueshëm oksigjen përmes placentës, monitoron kontraksionet e mitrës dhe mënyrën se si ato ndikojnë në punën e zemrës së foshnjës.
Ekzaminimi është i thjeshtë dhe pa dhimbje. Në barkun e gruas shtatzënë vendosen dy sonda, të cilat fiksohen me një rrip. Njëra sondë monitoron rrahjet e zemrës së foshnjës, ndërsa tjetra mat intensitetin, shpeshtësinë dhe kohëzgjatjen e kontraksioneve të mitrës.
Ky ekzaminim zakonisht fillon nga java e 28-të e shtatzënisë dhe, varësisht nga nevojat, mund të kryhet një herë në javë, ndërsa në shtatzënitë me rrezik edhe më shpesh.
🤱 Gjinekologu ynë në LAOR Medical monitoron shtatzëninë me siguri dhe saktësi, përmes kontrolleve të rregullta gjinekologjike dhe përgatitjes së duhur për një lindje të sigurt.
🏨 Poliklinika LAOR – Tetovë
📲 Tel. 076 203 814

Related Articles

Back to top button
Close
Close