
Në takimin e sotëm të Ministrit të Drejtësisë Jeton Shasivari me ambasadorin e Republikës së Italisë, Sh.T Paolo Palminteri, u diskutua për aktivitetet kryesore të Agjendës së Reformave në gjyqësor, si dhe për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.
Italia është partner i rëndësishëm në procesin e integrimit evropian dhe vazhdimisht ofron mbështetje për reformat që synojnë forcimin e sundimit të ligjit, një sistem gjyqësor më efikas dhe luftë të vendosur kundër korrupsionit.
Përmes shkëmbimit të përvojave dhe iniciativave të përbashkëta, do të vazhdojmë të ndërtojmë sistem gjyqësor modern dhe efikas në interes të qytetarëve.



