LajmeMaqedoniTopLajm

Ulet numri i kontrolleve në Gostivar, përforcohen masat kundër etheve të Nilit Perëndimor

 Ministria e Shëndetësisë informon opinionin se situata epidemiologjike në Gostivar shënon përmirësim të dukshëm dhe rënie të vazhdueshme të numrit të pacientëve që kanë kërkuar ndihmë mjekësore.
Gjatë ditës së djeshme, në Spitalin e Përgjithshëm dhe në Shtëpinë e Shëndetit në Gostivar janë realizuar gjithsej 36 kontrolle, përkatësisht 37 më pak krahasuar me ditën paraprake, kur ishin regjistruar 73 kontrolle. Aktualisht, në spital janë të hospitalizuar katër pacientë.
Që nga fillimi i monitorimit, në të dy institucionet shëndetësore janë kryer gjithsej 4.483 kontrolle të para. Deri te institucionet kompetente janë dorëzuar 1.014 raportime zyrtare për sëmundje ngjitëse, ndërsa janë përpunuar 706 anketa të reja epidemiologjike, duke arritur mbulim prej 70 për qind.
Institucionet kompetente shëndetësore vazhdojnë me mbikëqyrjen e përforcuar epidemiologjike, grumbullimin dhe përpunimin e të dhënave, anketimin e pacientëve dhe zbatimin e koordinuar të të gjitha masave të nevojshme për mbrojtjen e popullatës. Ulja e numrit të kontrolleve është tregues inkurajues, por situata vazhdon të monitorohet me kujdes.Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close