LajmeRajon

Zemaj: E respektoj vendimin e delegatëve

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka reaguar pas procesit zgjedhor brenda partisë, duke theksuar se vendimi i anëtarësisë duhet të respektohet.

Sipas Zemajt, 51 për qind e delegatëve të pranishëm votuan për vazhdimin e mandatit të kryetarit aktual, duke e cilësuar këtë si një vendim politik që duhet pranuar nga të gjithë.

“LDK mbetet e vetmja shtëpi e demokracisë në Kosovë, ku anëtarësia vendos me votën e saj”, është shprehur ai.

Reagimi i plotë:

Dje, për LDK-në, vendosi anëtarësia.

51% e delegatëve prezentë u shprehën në favor të vazhdimit të mandatit të kryetarit aktual.

Ky është vendimi politik që duhet respektuar.

LDK mbetet e vetmja shtëpi e demokracisë në Kosovë, ku anëtarësia vendos me votën e saj.

Unë prapë vazhdoj të besoj se vetëm një LDK e fortë mund t’i shërbejë një Kosove të fortë.

Prandaj përkushtimin për ringritjen e LDK-së e kemi obligim të gjithë!

Krenar gjithmonë

Related Articles

Back to top button
Close
Close