LajmeMaqedoniTopLajm

Zekolli Shaqiri: Arihet marrëveshje me Bullgarinë për ndërtimin e tunelit hekurudhor ndërkufitar në Korridorin 8

Zëvendësministreja e Transportit dhe Lidhjeve, Kaltrina Zekolli Shaqiri sot ka kryesuar në Sofje grupin e punës ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, nga ku ka ndarë lajmin se “Grupi i punës i Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë arriti pajtueshmëri për aktivitetet lidhur me ndërtimin e tunelit hekurudhor ndërkufitar në Korridorin 8”, shrkuan Top24

Grupi i punës i Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë arriti pajtueshmëri për aktivitetet lidhur me ndërtimin e tunelit hekurudhor ndërkufitar në Korridorin 8 🇲🇰 🇧🇬
Sot, në Sofje, pata nderin të bashkëkryesoj takimin e parë të grupit të përbashkët të punës ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, kushtuar përgatitjes dhe realizimit të ndërtimit të tunelit hekurudhor ndërkufitar në Korridorin 8.
Së bashku me kolegen time, zëvendësministren e Transportit të Bullgarisë, Cveta Timeva, dhe me përfaqësuesit e institucioneve kompetente të të dyja vendeve, arritëm pajtueshmëri për dinamikën e aktiviteteve, detyrimet konkrete të institucioneve përgjegjëse dhe hapat e ardhshëm për koordinimin teknik dhe sigurimin e mbështetjes financiare, me qëllim përshpejtimin e realizimit të këtij projekti.
Tuneli hekurudhor ndërkufitar në Korridorin 8 do të lidhë dy shtetet tona me rrjet hekurudhor, do të mundësojë transport më të shpejtë dhe më efikas të mallrave dhe udhëtarëve, si dhe do të forcojë bashkëpunimin ekonomik dhe lidhshmërinë rajonale.
Takimi i radhës i grupit të përbashkët të punës do të mbahet në Shkup, ku do të vazhdojmë me hapat konkretë drejt realizimit të këtij projekti me rëndësi strategjike.

Related Articles

Back to top button
Close
Close