
Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike, Armend Zemaj, është shprehur optimist se Lumir Abdixhiku do të shkarkohet nga posti i kryetarit të partisë.
“Besoj që po”, ka thënë ai kur është pyetur nëse pret që nisma të ketë sukses.
Ai po ashtu është pyetur nëse do të ishte i gatshëm ta drejtoj LDK-në në rast shkarkimit të Abdihxikut. Lidhur me këtë ai u shpreh se do të ishte i gatshëm nëse i kërkohej një gjë e tillë.



