LajmeTeknologji

Intel bën lëvizje të rrallë, i jep një startup-i teknologjinë e procesorëve Atom

Intel i ka dhënë startup-it të ri RosaicLabs qasje në një pjesë të teknologjisë së procesorëve Atom, një veprim i pazakontë për kompaninë që historikisht e ka mbajtur të mbyllur pronën intelektuale të arkitekturës x8.

Sipas dokumenteve të shqyrtuara nga Reuters dhe një burimi të njohur me marrëveshjen, Intel ka nisur t’i dërgojë Rosaic-ut kodin RTL të teknologjisë Atom.

Ky kod përdoret nga projektuesit për të përshkruar funksionet e çipit dhe mund t’i japë startup-it bazën për të krijuar procesorë të personalizuar.

Atom është zhvilluar për pajisje që kërkojnë konsum të ulët energjie dhe prodhojnë më pak nxehtësi, përfshirë sisteme mobile dhe pajisje “edge”.

RosaicLabs është regjistruar në Delaware në maj të këtij viti dhe nuk ka ende një faqe publike apo profil të identifikueshëm në LinkedIn.

Drejtuesi i saj, Amarjit Gill, është investitor dhe ekzekutiv me përvojë në industrinë e çipave.

Ai dhe shefi ekzekutiv i Intelit, Lip-Bu Tan, kanë qenë më herët bashkë-investitorë në startup-in Nuvia, i cili më vonë u ble nga Qualcomm.

Dokumentet e ndryshuara më 24 korrik tregojnë se Rosaic mund të synojë një raund fillestar financimi prej 10 milionë dollarësh.

Ekipi themelues përfshin edhe ish-pjesëtarë të kompanisë Rivos, të blerë më parë nga Meta.

Intel nuk ka komentuar publikisht për marrëveshjen, ndërsa drejtuesit e Rosaic nuk iu përgjigjën kërkesave të Reuters.

Related Articles

Back to top button
Close
Close