
Dinamo e Ilir Dajës do të zbresë mbrëmjen e sotme në fushën e lojës me synimin për të siguruar kualifikimin në raundin e tretë të UEFA Conference League.
Pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë të zhvilluar në Slloveni, skuadra e drejtuar nga Ilir Daja do të presë Aluminij në “Elbasan Arena”, në një përballje që nis në orën 21:00.
Ekipi dinamovit do të kërkojë të shfrytëzojë faktorin fushë për të marrë fitoren dhe për të vijuar rrugëtimin europian.
Përballja pritet të jetë mjaft e luftuar, me të dyja skuadrat që synojnë një vend në raundin e tretë të UEFA Conference League.



