LajmeSport

E papritur në Premier League, trajneri anglez largohet nga klubi i sheikëve pak javë para startit të kampionatit

Eddie Howe nuk është më trajner i Newcastle United. Klubi anglez dhe tekniku kanë vendosur t’i japin fund bashkëpunimit pas bisedimeve të zhvilluara gjatë 48 orëve të fundit.

Sipas raportimeve të mediave britanike, ideja për largimin kishte nisur të diskutohej prej disa javësh, ndërsa Howe kishte reflektuar për të ardhmen e tij në klub. Megjithatë, ai vijoi të përgatiste skuadrën për sezonin e ri, deri në arritjen e marrëveshjes për ndarjen.

Largimi i tij vjen vetëm 25 ditë përpara ndeshjes hapëse të sezonit në Premier League ndaj Liverpoolit.

Vendimi është ndikuar edhe nga merkatoja e verës, ku Newcastle ka humbur disa prej lojtarëve më të rëndësishëm. Pas largimeve të Sandro Tonalit dhe Anthony Gordon, mbetet e paqartë edhe e ardhmja e kapitenit Bruno Guimaraes, i cili kërkohet nga Arsenali. Një vit më parë, klubi shiti edhe sulmuesin Alexander Isak te Liverpool për një shumë rekord prej 125 milionë paundësh.

Howe largohet pas një periudhe të suksesshme në krye të “Magpies”. Ai i dha fund pritjes 70-vjeçare të klubit për një trofe, duke fituar Kupën e Ligës, si dhe e kualifikoi Newcastle dy herë në Ligën e Kampioneve pas përfundimeve në pesëshen e parë të Premier League. Sezonin e kaluar, skuadra arriti edhe ecurinë më të mirë në historinë e saj në Champions League.

Ndeshja e fundit e Eddie Howe në stolin e Newcastle ishte humbja 4-1 në miqësoren ndaj Bristol City në miqësoren e zhvilluar një ditë më parë.

Ndërkohë, drejtuesit e Newcastle kanë nisur procesin për gjetjen e pasuesit të tij, me drejtorin sportiv Ross Wilson dhe CEO-n David Hopkinson që po shqyrtojnë disa kandidatë për stolin e skuadrës.

Related Articles

Back to top button
Close
Close