LajmeSport

Çmenduritë e Cucurellas/ Pasi bëri trajnerin tatuazh, mbrojtësi i Real Madrid heq edhe kaçurrelat “ikonike”

Pas Kupës së Botës, Marc Cucurella ka qenë në qendër të vëmendjes jo vetëm për paraqitjet në fushë, por edhe për premtimin e mbajtur ndaj trajnerit të Spanjës, Luis de la Fuente, duke bërë tatuazh portretin e tij.

Megjithatë, surpriza nuk mbaron me kaq. Mbrojtësi spanjoll ka vendosur të ndryshojë edhe pamjen e tij karakteristike.

I njohur për kaçurrelat e gjata, që janë kthyer në një nga tiparet më dalluese të imazhit të tij, Cucurella është shfaqur tashmë me një model të ri flokësh, duke i stiluar ato në gërsheta.

Transformimi i ri ka tërhequr menjëherë vëmendjen e tifozëve dhe mediave, të cilët janë mësuar ta shohin futbollistin me pamjen e tij ikonike.

Related Articles

Back to top button
Close
Close