
Transferimi i Yan Diomandes te Real Madridi është kthyer në një nga surprizat më të mëdha të merkatos së verës. Nëse shumë tifozë u befasuan nga lëvizja për Marc Cucurellën, edhe më e papritur ishte afrimi i mbrojtësit nga Bregu i Fildishtë për një shifër që raportohet të jetë rreth 120 milionë euro.
Pikërisht për këtë transferim ka folur gazetari i Radio MARCA, David Sánchez, i cili ka dhënë këndvështrimin e tij mbi strategjinë e klubit madrilen.
“Real Madridi po përpiqet të ketë një Lamine Yamal në skuadrën e sezonit të ardhshëm”, është shprehur Sánchez, duke e lidhur afrimin e Diomandés me dëshirën e “Los Blancos” për të pasur një tjetër talent të jashtëzakonshëm të moshave të reja në ekip.
Gazetari ka theksuar gjithashtu se Barcelona aktualisht zotëron një lojtar 19-vjeçar me një potencial edhe më të madh, sipas tij, se Diomandé.
“Barcelona tashmë ka një lojtar të tillë, i cili jo vetëm ka një të ardhme shumë premtuese, por është edhe kampion Europe dhe kampion bote”, ka shtuar Sánchez, duke iu referuar Lamine Yamal.
Sipas tij, Barcelona ndodhet në një pozicion të mirë edhe si skuadër, pasi ekipi luan futboll të bukur dhe ka nevojë vetëm për disa përmirësime të vogla për të qenë më konkurrues, veçanërisht në kompeticione si Champions League.
“Barcelona luan shumë mirë dhe i duhen vetëm disa rregullime të vogla për t’u bërë më e qëndrueshme, sidomos në turnetë me eliminim direkt”, përfundoi gazetari spanjoll.



