LajmeMaqedoniTopLajm

Zoran Gerasimovski zgjidhet ushtrues detyre i kryetarit të Gjykatës së Apelit, Tanja Mileva mori vetëm dy vota

Këshilli Gjyqësor i Maqedonisë së Veriut ka zgjedhur Zoran Gerasimovskin si ushtrues detyre të kryetarit të Gjykatës së Apelit në Shkup, pasi ai mori mbështetjen e nëntë anëtarëve të Këshillit.

Më herët gjatë seancës, anëtarët e Këshillit votuan për propozimin që gjyqtarja Tanja Mileva të emërohej ushtruese detyre e kësaj gjykate, por ajo nuk arriti të sigurojë shumicën e nevojshme. Për kandidaturën e saj votuan vetëm dy anëtarë, ndërsa pjesa tjetër votuan kundër, shkruan Top24

Pas kësaj, në votim u hodh propozimi për Zoran Gerasimovskin, i cili u mbështet nga nëntë anëtarë, ndërsa dy votuan kundër. Me këtë vendim, ai do ta ushtrojë detyrën e kryetarit të Gjykatës së Apelit në Shkup deri në zgjedhjen e një kryetari të ri sipas procedurës së rregullt.

Gerasimovski është gjyqtar me përvojë shumëvjeçare. Ai u emërua gjyqtar në Gjykatën Themelore të Tetovës në vitin 2005, ndërsa që nga viti 2017 është gjyqtar në Gjykatën e Apelit në Shkup. Në vitin 2022 u zgjodh anëtar i Këshillit Gjyqësor nga radhët e gjyqtarëve, por një vit më vonë dha dorëheqje nga kjo detyrë, Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close