LajmeSport

PSG gati të transferojë portierin që i befasoi të gjithë në Serie A

Mediet italiane kanë zbuluar ditën e sotme se PSG po përparon në bisedimet me Parmën për transferimin e portierit japonez, Zion Suzuki, i cili i ishte i jashtëzakonshëm me paraqitjet e tij, sidomos në gjysmën e dytë të sezonit të kaluar në Serie A.

Suzuki numëron 57 ndeshje në Serie A gjatë dy sezoneve të fundit dhe tashmë ka grumbulluar 28 ndeshje për Japoninë. Çmimi prej 30 milionë eurosh që Parma kërkon për Suzuki, nuk përbën aspak problem për PSG-në, por zgjidhja e hierarkisë së portierëve mund të jetë pak më problematike.

Kjo për shkak se Matvey Safonov është tani për tani numri 1 i padiskutueshëm i klubit parizien, pavarësisht faktit se ata shpenzuan mbi 50 milionë euro verën e kaluar për transferimin e Lucas Chevalier nga Lille.

Plani i PSG-së është i tillë, që menjëherë pasi të arrijë marrëveshjen me Parmën, ta dërgojë portierin 23-vjeçar në huazim diku tjetër në Serie A ose në La Liga, për të fituar më shumë minuta loje dhe përvojë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close