LajmeSport

Mancini: Fati më riktheu

Roberto Mancini është rikthyer zyrtarisht në stolin e Kombëtares së Italisë.

Strategu që e udhëhoqi Italinë drejt triumfit në EURO 2020 nënshkroi sot një kontratë katërvjeçare dhe doli para mediave.

Pa u pyetur drejtpërdrejt, Mancini e hapi konferencën duke folur për mënyrën se si u largua nga drejtimi i kombëtares tre vjet më parë, kur befasoi opinionin publik.

Edhe pse kishte marrë mbështetjen e federatës pas humbjes së papritur ndaj Maqedonisë në ndeshjen e balotazhit, disa muaj më vonë ai u largua nga posti për t’u bërë përzgjedhës i Arabisë Saudite.

“Po ju kursej pyetjet, sepse e di që të gjithë doni të më pyesni për këtë. Ajo që ndodhi tre vjet më parë ishte një keqkuptim mes meje dhe presidentit të atëhershëm të federatës. Jam i bindur se, sikur të ishim takuar ballë për ballë, do të kisha mbetur përzgjedhës i Italisë, por ndodhën disa gjëra që më shtynë të largohesha. Tani kjo nuk ka më rëndësi për mua. Fati bëri që të rikthehem dhe jam shumë i lumtur për këtë.

Po e nisim nga e para, me një sistem të ri. Dua që të gjitha përfaqësueset e grupmoshave të luajnë me të njëjtin formacion si kombëtarja A. Ky është një proces që kërkon kohë, por është edhe një proces që sjell rezultate.

Kam nënshkruar kontratë katërvjeçare dhe shpresoj që gjatë kësaj periudhe të fitoj të paktën edhe një trofe si përzgjedhës i Italisë. Nëse ia arrij, atëherë do të qëndroj edhe më gjatë në krye të kombëtares”, deklaroi Mancini.

Related Articles

Back to top button
Close
Close