LajmeMaqedoni

Arben Fetai emërohet i dërguar Special për Bashkimin Evropian

Arben Fetai ka bërë të ditur se me vendim të Qeverisë së Maqedonisë, është emëruar i Dërguar Special për Bashkimin Evropian me seli në Bruksel. Fetai tha se “ky është një kapitull i ri në shërbim të integrimit evropian të vendit” dhe se kjo detyrë, është nderë për të por edhe përgjegjësi e madhe.

Ai shtoi se rruga drejt Brukselit vazhdon, Me vendosmëri, me partneritet dhe me besim të plotë në të ardhmen tonë evropiane.

“Ky është një nder i madh, por pa dyshim një përgjegjësi edhe më e madhe. Detyra që më është besuar është të angazhohem për avancimin e procesit të integrimit evropian të vendit tonë, duke forcuar mbështetjen politike në institucionet dhe shtetet anëtare të BE-së, kontribuar në tejkalimin e sfidave politike e diplomatike, si dhe duke e bërë zërin e Maqedonisë së Veriut më të fuqishëm dhe më të pranishëm në Bruksel e në kryeqytetet evropiane.

Pas një karriere të gjatë në Bruksel dhe me përvojën e fituar në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku kam dëshmuar përkushtimin tim ndaj perspektivës evropiane të vendit, e marr këtë detyrë me bindjen e plotë se e ardhmja e Maqedonisë së Veriut është në BE”, tha Fetai.

Related Articles

Back to top button
Close
Close