
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, njoftoi se në seancën plenare të mbajtur sot është zgjedhur Meri Dika Georgievska për gjyqtare të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Gashi i uroi suksese në ushtrimin e detyrës së re, duke theksuar rëndësinë e funksionit për mbrojtjen e rendit kushtetues dhe sundimin e së drejtës.
“Në seancën e sotme plenare, Kuvendi zgjodhi Meri Dika Georgievskën për gjyqtare të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
I dëshiroj suksese në ushtrimin e kësaj detyre me rëndësi të veçantë për rendin kushtetues dhe sundimin e së drejtës”, ka shkruar kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi.



