LajmeMaqedoni

Fund pritjeve në kufi! 2 milionë euro nga BE-ja për kufij inteligjentë – mallrat kalojnë për pak sekonda!

Mustafa Dauti

Me një grant prej 2 milionë eurosh nga Bashkimi Evropian, do të automatizohen plotësisht terminalet kufitare përmes projektit të kufijve inteligjentë.

Sistemi i ri do të përshpejtojë qarkullimin e mallrave, do të shkurtojë kohën e pritjes dhe do të ulë kostot për kompanitë, ndërsa importi, eksporti dhe tranziti do të regjistrohen automatikisht brenda pak sekondash.

Pas përfundimit të procedurës së tenderimit publik, është nënshkruar kontrata për furnizimin me pajisje, ndërsa zbatimi i projektit pritet të përfundojë deri në mesin e vitit të ardhshëm. Projekti përfshin instalimin e rampave digjitale, peshoreve moderne, video-analitikës dhe sistemeve për njohjen e targave, duke rritur efikasitetin e kontrolleve, përputhshmërinë me standardet evropiane dhe duke forcuar luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close