LajmeMaqedoni

Një 61-vjeçare nga Velesi kafshohet nga merimanga “vejusha e zezë”, mjekët thonë se nuk mbajnë mend rast të tillë prej katër dekadash

Një grua 61-vjeçare nga Velesi është kafshuar nga merimanga “Vejusha e Zezë” teksa punonte në një arë në fshatin Elovec të Velesit. Pas kafshimit, ajo ka ndier dhimbje të forta në krah dhe shpinë, marramendje dhe ngërçe në të gjithë trupin, ndaj është pranuar në Qendrën Emergjente në Veles.

Mjekët i kanë dhënë ndihmën e parë urgjente dhe, pas konsultimit me Klinikën e Toksikologjisë në Shkup, ajo është transferuar për trajtim të mëtejshëm. Merimanga është dërguar në spital, ku mjekët kanë konfirmuar se bëhet fjalë për “Vejushën e Zezë”.

Nga Spitali i Velesit thonë se nuk mbajnë mend një rast të tillë në katër dekadat e fundit. “Vejusha e Zezë” jeton në zonat shkëmbore të rajonit të Velesit, ndërsa helmi i saj është një neurotoksinë e fuqishme që mund të shkaktojë dhimbje të forta, ngërçe muskulore, djersitje dhe të përziera.

Related Articles

Back to top button
Close
Close