LajmeMaqedoni

Raste të Malaries, Nilit, Deng dhe Zika! Klekovski: Kujdes gjatë udhëtimeve në zona me rrezik

Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, njoftoi se këtë vit në Maqedoni janë regjistruar 4 raste të malaries, 3 raste të dengut, 1 rast i Zikës dhe 8 raste të etheve të Nilit Perëndimor.

Sipas tij, rastet e malaries dhe dengut janë të lidhura me udhëtime në Afrikë, Maldive dhe Zanzibar, ndërsa rasti i Zikës është regjistruar te një person që ka udhëtuar në Maldive.

Klekovski u bëri thirrje qytetarëve që udhëtojnë në zona me rrezik të informohen paraprakisht dhe të ndjekin rekomandimet për vaksinim dhe mbrojtje.

Për ethet e Nilit Perëndimor janë regjistruar 8 raste, ku njëri lidhet me udhëtimin në Greqi, ndërsa të tjerët dyshohet se janë infektuar në vend. Shumica e të prekurve janë persona të moshës 60–70 vjeç.

Related Articles

Back to top button
Close
Close