LajmeRajonTopLajm

Mali i Zi ndryshon regjimin e vizave! Nga 1 nëntori viza bëhet e detyrueshme për rusët dhe kinezët

Qytetarët e Rusisë dhe Kinës nuk do të mund të hyjnë më në Mal të Zi pa vizë, duke filluar nga 1 nëntori 2026.

Vendimi vjen pas miratimit nga Qeveria malazeze të ndryshimeve në Rregulloren për Regjimin e Vizave, me qëllim harmonizimin e politikës së vizave me Bashkimin Evropian. Përveç Rusisë dhe Kinës, në këtë listë përfshihen edhe qytetarët e Bjellorusisë, Arabisë Saudite dhe Turqisë, të cilët gjithashtu do të kenë nevojë për vizë për të hyrë në Mal të Zi.

Nga Ministria e Punëve të Jashtme e këtij vendi bëjnë të ditur se ky hap përbën një nga kriteret përfundimtare për mbylljen e Kapitullit 24 të negociatave me BE-në, që lidhet me drejtësinë, lirinë dhe sigurinë. Sipas autoriteteve, përmbushja e këtij kriteri i hap rrugë edhe tërheqjes së rreth 4 milionë eurove nga Plani Evropian i Rritjes për Ballkanin Perëndimor. Ndërkohë, aplikimi për vizë nuk do të jetë më i kufizuar vetëm në ambasadat dhe konsullatat malazeze, pasi qytetarët do të mund të aplikojnë edhe përmes shërbimit ndërkombëtar të vizave VFS Global.

Related Articles

Back to top button
Close
Close