
Ish ministri i drejtësisë Krenar Lloga përmes një postimi në profilin e tij ka shkruar se tre vjet më parë Maqedonia e Veriut kishte marr përsipër dhe tregoi përgjegjësi politike ndaj detyrimeve që buronin nga Propozimi Francez dhe rruga drejt BE-së. Ndërkohë, VMRO zgjodhi populizmin izolues si rrugë për pushtet, duke rrezikuar t’i humbë vendit edhe një dekadë dhe duke i shtyrë të rinjtë drejt mërgimit, shkruan Top24
Tre vjet më parë, shumica parlamentare tregoi përgjegjësi politike ndaj detyrimeve që buronin nga Propozimi Francez dhe rruga drejt
BE-së. Ndërkohë, VMRO zgjodhi populizmin izolues si rrugë për pushtet, duke rrezikuar t’i humbë vendit edhe një dekadë dhe duke i shtyrë të rinjtë drejt mërgimit.
Atëbotë partit opozitare shqiptare, sot VLEN, përmes press konferencave thanë se do heqin edhe formulimit famëkeq “20 për qind”. Mbrëmë, kryeministri Mickoski ua bëri të qartë se as ndryshimet kushtetuese, as heqja e “20 për qind” nuk janë në tavolinë.
A thua përkthyesit e tij shqiptarë do t’a pranojnë dështimin apo do të vazhdojnë t’i arsyetojnë, sikur kanë bërë këto 2 vite, duke mos marrë asnjë përgjegjësi!



