BotaLajme

Zjarret në Spanjë, kryeministri Sánchez: Po shohim dritë në fund të tunelit

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez, ka deklaruar se vendi po sheh shenja përmirësimi në luftën kundër zjarreve masive që kanë përfshirë pjesën qendrore dhe perëndimore të territorit.

Sipas Sánchez, puna e zjarrfikësve dhe ushtarëve në kushte të vështira ka ndihmuar në frenimin e përhapjes së flakëve. “Po fillojmë të shohim dritë në fund të tunelit në luftën kundër zjarreve, me të gjitha masat e nevojshme paraprake“, tha kryeministri spanjoll gjatë një konference për shtyp.

Zjarret pranë Madridit u përkeqësuan ditët e fundit pasi tre vatra të mëdha u bashkuan në një front të vetëm, i favorizuar nga erërat e forta, lagështia e ulët dhe terreni i vështirë.

Ndryshimi i drejtimit të erës më 25 korrik shkaktoi një përhapje të shpejtë të flakëve dhe krijimin e reve të zjarrit, duke e bërë më të vështirë ndërhyrjen e ekipeve në terren.

Sipas Sistemit Europian të Informacionit për Zjarret në Pyje (EFFIS), në zonën Navaluenga të provincës Ávila janë djegur rreth 440 mijë hektarë tokë, ku pjesa më e madhe përfshin zona pyjore dhe rreth 77% ndodhet brenda zonave të mbrojtura Natura.

Autoritetet paralajmërojnë se, pavarësisht përmirësimit të situatës, temperaturat e larta dhe kushtet atmosferike vazhdojnë të përbëjnë rrezik për përhapjen e zjarreve.

Related Articles

Back to top button
Close
Close