LajmeMaqedoniTopLajm

Zekolli Shaqiri: Raporti i bankës botërore motiv për punë dhe përkushtim më të madh!

Zëvendësministreja e Transportit dhe Lidhjeve të Maqedonisë së Veriut Kaltrina Zekolli Shaqiri përmes një postimi në profilin e saj ka publikuar një statistikë ku Maqedonia ka shënuar një rritje rekord të turizmit përmes trafikut ajror, duke u veçuar si një nga historitë më të suksesshme të rajonit edhe në kushte të sfidave ekonomike globale. Ky rezultat është njohur edhe në analizën e Bankës Botërore për zhvillimin e turizmit, shkruan Top24

Sipas të dhënave të publikuara nga Zekolli Shaqiei, me një rritje vjetore prej 40 për qind të numrit të pasagjerëve në mbërritje, Maqedonia renditet si vendi me rritjen më të madhe në Evropë dhe Azi Qendrore.

Ky sukses i atribuohet politikave për subvencionimin e linjave të reja ajrore, të cilat kanë kontribuar në zgjerimin e rrjetit të destinacioneve, tërheqjen e turistëve të rinj dhe nxitjen e zhvillimit ekonomik përmes sektorit të turizmit.

Rritja reflektohet edhe në punën e Aeroportit të Ohrit, ku vetëm gjatë një dite janë shërbyer në mënyrë rekord mbi 3.000 pasagjerë, një arritje e konsiderueshme për kapacitetet e këtij aeroporti.

Autoritetet kanë bërë të ditur se investimet në trafikun ajror dhe zhvillimin e turizmit do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme, me synimin për të forcuar më tej pozicionin e Maqedonisë si një destinacion tërheqës turistik.

Postimi i plotë:

RAPORTI I BANKËS BOTËRORE SIPAS SË CILIT MAQEDONIA ËSHTË ME RITMIN MË TË LARTË TË FLUTURIMEVE AJRORE DHE TURIZMIT NË EVROPË DHE AZI QENDRORE – MOTIV PËR PUNË DHE PËRKUSHTIM EDHE MË TË MADH
Maqedonia shënon statistika rekord në rritjen e turizmit përmes trafikut ajror në kushte të krizës botërore, një sukses i jashtëzakonshëm i cili është njohur nga ana e Bankës Botërore.
Suksesi dhe rritja e trafikut ajror në Maqedoni janë vërejtur në analizën e Bankës Botërore për rritjen e turizmit.
Me një rritje prej 40% në nivel vjetor, Maqedonia njihet si shembulli më i mirë i një vendi me rritjen më të madhe të pasagjerëve në mbërritje në Evropë dhe Azi Qendrore.
Me masën e subvencionimit të linjave të reja ajrore dhe me sukseset që po arrijmë, Maqedonia është pozicionuar në krye për të tërhequr turistë të rinj dhe për të stimuluar ekonominë përmes turizmit.
Këto suksese konfirmohen edhe përmes punës së aeroportit të Ohrit, ku vetëm brenda një dite janë shërbyer në mënyrë rekord mbi 3 mijë pasagjerë, gjë që për një aeroport të këtij lloji përbën një sukses të jashtëzakonshëm.
Në periudhën e ardhshme do të vazhdojmë me edhe më shumë investime në trafikun ajror dhe turizëm.

Related Articles

Back to top button
Close
Close