
Ka ndërruar jetë Astrit Zhubi, ish- hendbollist i Trepçës së Mitrovicës.
Zhubi vdiq në moshën 48-vjeçare.
I ndjeri kishte luajtur për Trepçën në fund të viteve nëntëdhjeta dhe në fillim të viteve 2000-a.
Kontribuoi në sukseset e “xehetarëve” në atë periudhë.
Presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Edin Kolgeci, në emër të komunitetit kosovar të hendbollit, i shpreh ngushëllimet më të thella familjes së nderuar Zhubi.



