LajmeRajon

“Lule Gjeli”, Deliu-Kodra thirrje Prokurorisë: Të gjendet e vërteta

Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra ka komentuar rastin e profilit të rremë me emrin “Lule Gjeli”, që është bërë temë kryesore ditëve të fundit në vend.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka kërkuar nga Prokuroria Speciale që rastin ta përmbyllë duke gjetur të vërtetën, transmeton Klankosova.tv.

“Nëse Prokuroria e mbyll këtë rast vetëm me emrin “Lule Gjeli”, atëherë ka dështuar ta gjejë të vërtetën. Askush nuk beson se një profil anonim mund të ketë ushtruar për vite me radhë ndikim të madh, pa mbështetje, pa koordinim dhe pa njerëz pas tij. Pikërisht për këtë arsye, hetimi duhet të shkojë shumë më thellë”, ka shkruar ajo.

Pos tjerash, Deliu-Kodra tha se tani është momenti që Prokuroria të tregojë se në Kosovë hetohen rrjetet, jo vetëm profilet.

“Duhet të hetohet nëse ka ekzistuar një rrjet i organizuar, kush e ka ndërtuar, kush e ka financuar, kush e ka koordinuar dhe kush ka përfituar prej tij. Duhet të merren në pyetje të gjithë ata që mund të kenë dijeni për këtë mekanizëm, pa përjashtime. Duhet të verifikohen edhe deklaratat publike të Florim Krasniqit dhe çdo provë tjetër që mund të ndihmojë në zbardhjen e së vërtetës. Nëse ka pasur një makineri propagandistike që ka shpifur, ka linçuar dhe ka manipuluar opinionin publik, atëherë përgjegjësia nuk mund të ndalet te një profil anonim. Duhet të arrijë te çdo person që mund të ketë urdhëruar, financuar apo koordinuar një veprimtari të tillë, nëse kjo provohet”.

Related Articles

Back to top button
Close
Close