Prokuroria Themelore Publike në Shkup urdhëroi kryerjen e procedurave hetimore kundër gjithsej katër personave në posedim të të cilëve u zbuluan sasi të caktuara të drogave narkotike gjatë fundjavës, duke përmbushur kështu elementët e veprës penale “Prodhim dhe shpërndarje e paautorizuar e drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”, thuhet në njoftimin e PTHP-së.
“Hetimi i parë përfshinte një baba dhe një bir, të moshës 50 dhe 19 vjeç, të cilët së bashku mbanin rreth pesë kilogramë marihuanë në shtëpinë e tyre në rrugën “Brigada Makedonsko-kosovska”, të paketuara në disa çanta dhe të destinuara për shitje të mëtejshme. Gjatë kontrollit të shtëpisë së tyre, policia gjeti edhe tre peshore dixhitale me gjurmë droge.


