LajmeSport

Barcelona “peshkon” në Angli, atje e gjen sulmuesin e ri

Barcelona e ka shtuar presionin për transferimin e sulmuesit të ri të Bournemouthit, Eli Junior Kroupi, i cili është shndërruar në një nga objektivat kryesorë të klubit katalanas për repartin ofanziv.

Sipas mediumit spanjoll “Marca”, drejtuesit e Barcelonës po e kërkojnë një përforcim për sulmin dhe e shohin francezin 19-vjeçar si një profil me shumë perspektivë, përcjell “Gazeta Express”.

Kroupi ka impresionuar në sezonin e tij të parë në Premierligë dhe e ka tërhequr interesimin e disa klubeve të mëdha evropiane.

Megjithatë, Bournemouth nuk dëshiron të ndahet nga talenti i saj.

Klubi anglez e konsideron Kroupin një pjesë të rëndësishme të projektit të ardhshëm dhe nuk e ka ndërmend ta lejojë largimin e tij lehtë, pavarësisht ofertave të mundshme.

Mes Premierligës, FA Cup dhe Carabao Cup, ai i kishte 35 paraqitje dhe i realizoi 13 gola në sezonin e fundit.

Barcelona e ka ndjekur prej kohësh sulmuesin francez, i cili mund të luajë si qendërsulmues, por edhe pas sulmuesit kryesor apo në krah.

Forma e tij në Angli ka bërë që emri i tij të hyjë në listat e disa gjigantëve evropianë.

Për momentin, negociatat nuk pritet të jenë të lehta, pasi Bournemouth nuk është nën presion për shitje dhe dëshiron ta mbajë lojtarin si një nga shtyllat e skuadrës për sezonet e ardhshme.

Related Articles

Back to top button
Close
Close