LajmeShowbiz

“Jam thellësisht e tronditur dhe e zemëruar”, Katy Perry kundër Shtëpisë së Bardhë: Muzika ime nuk është për të festuar dhunën

Kënga “Firework”, një nga hitet më të njohura të Katy Perry, është bërë shkak për një reagim të fortë të këngëtares ndaj Shtëpisë së Bardhë. Artistja akuzon administratën amerikane se e përdori këngën pa lejen e saj në një video në TikTok me pamje të operacioneve ushtarake amerikane.

“Nuk e kam miratuar këtë, nuk më është kërkuar leje dhe nuk e toleroj absolutisht”, shkroi ajo.

“Të përdoret një mesazh vetëvlerësimi dhe inkurajimi si sfond për shkatërrim dhe dhunë është një shkelje e plotë e gjithçkaje që përfaqëson kjo këngë”, tha këngëtarja.

Në fund të reagimit, ajo shtoi: “Muzika ime është krijuar për të bashkuar njerëzit, jo për të festuar luftën”.

Sipas TMZ, videoja e publikuar nga llogaria e Shtëpisë së Bardhë në TikTok shfaqte pamje nga operacione ushtarake amerikane, përfshirë një sulm ndaj një objekti të paidentifikuar dhe shpërthimet që pasuan, pa dhënë kontekst për ngjarjen.

Related Articles

Back to top button
Close
Close