LajmeShowbizSport

E dashura e yllit të futbollit “nxjerr sekretin” në TikTok, ja çfarë u dhuroi Messi 25 lojtarëve pas Botërori

Lionel Messi vazhdon të tregojë pse është një udhëheqës i vërtetë, si brenda ashtu edhe jashtë fushës së blertë.

Prapaskena e bukur është zbuluar në rrjetin social TikTok nga Kelci-Rose Bowers, futbolliste e Bournemouth dhe njëkohësisht e dashura e mbrojtësit argjentinas, Marcos Senesi.

Sipas pamjeve të publikuara, secili nga futbollistët ka marrë një set personalizuar që përfshin:

  • Çantë shpine zyrtare: E personalizuar me emrin e çdo lojtari që e pranon.

  • Kit për pijes ‘Mate’: Seti i pijes tradicionale argjentinase, e cila është e padiskutueshme në dhomat e zhveshjes.

  • Borracë luksoze Stanley: Me ngjyrë të artë elegante dhe të stampuar me logon zyrtare të vetë Lionel Messit.

Ky nuk është gjesti i parë i këtij lloji nga kapiteni i “Albiceleste”, i cili njihet për dhuratat e tij bujare me qëllim për të mbajtur të fortë frymën e grupit. Videoja e publikuar nga Bowers ka marrë menjëharë mijëra pëlqime dhe shpërndarje, duke bërë xhiron e rrjeteve sociale e duke konfirmuar edhe një herë dashurinë e madhe që Messi gëzon mes shokëve të tij të skuadrës.

Related Articles

Back to top button
Close
Close