LajmeMaqedoniTopLajm

Taravari: Demaçi një jetë në shërbim të lirisë!

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari përmes një positmi në profilin e tij ka kujtuar 8 vjetorin e ndarjes nga jeta të veprimtarit të madh të çështjes kombëtare Adem Demaçi i njohur ndryshe si Mandela i shqiptarëve. Taravari në postimin e tij shkruan se “Adem Demaçi, njeriu që sfidoi diktaturën dhe qëndroi plot 28 vite në burgjet jugosllave, u bë simbol i pathyeshmërisë shqiptare “Mandela i Kosovës”, shkruan Top24

Sot, 8 vite pa Adem Demaçin,
Një jetë e tërë në shërbim të lirisë!
Adem Demaçi, njeriu që sfidoi diktaturën dhe qëndroi plot 28 vite në burgjet jugosllave, u bë simbol i pathyeshmërisë shqiptare “Mandela i Kosovës”.
Ai nuk u përkul kurrë përballë padrejtësisë dhe ia kushtoi jetën lirisë së popullit shqiptar.
“Liria nuk është dhuratë, ajo fitohet me mund, sakrificë dhe qëndresë.” – Adem Demaçi
Kontributi i tij për Kosovën dhe kombin shqiptar do të mbetet përjetësisht i gjallë.
Lavdi jetës dhe veprës së Adem Demaçit!

Related Articles

Back to top button
Close
Close