
Dua vetëm ta përgëzoj kryetarin e komunës për punën e bërë, sepse do të thosha se gjatë këtyre disa muajve janë bërë hapa të mëdhenj në projekte që nuk kishin lëvizur fare, përkatësisht ishin të bllokuara. Me punë të përkushtuar, mund të them se gjatë këtyre disa muajve, që kur Orce është kryetar, shihet një përparim i jashtëzakonshëm. Siç dëgjuat edhe vetë, deri në Vitin e Ri presim që të përfundojë jo vetëm ky projekt, por edhe dy projekte të tjera, madje do të thosha edhe tre projekte.
Këtu do të doja shtoj edhe një herë se Qyteti i Shkupit, nga Qeveria, deri në Vitin e Ri duhet të marrë gjithashtu kamionë, cisterna dhe makina për pastrimin e rrugëve, për një higjienë më të mirë. Tenderi për këtë ka përfunduar dhe mendoj se kanë përfunduar edhe procedurat formale me doganën dhe të ngjashme.
Diku nga fundi i muajit gusht, sot bisedova me zëvendëskryeministrin dhe ministër i Transportit, do të mund të bëjmë promovimin edhe të këtyre pajisjeve, sepse këto pajisje nuk do t’i marrë vetëm Shkupi, por edhe disa komuna të tjera më të mëdha në vend. Gjithashtu, aktualisht është duke u zhvilluar procesi i ankesave.
Pres që edhe ky proces të përfundojë dhe të sigurohen autobusët e rinj elektrikë, të cilët gjithashtu do t’i marrë Qyteti i Shkupit, por edhe komunat e tjera në vend. Kështu që aktivitetet po intensifikohen, po punohet në projekte dhe po realizohet ajo që është premtuar.
Për fat të keq, nuk mund ta rregullojmë brenda natës gjithçka që është shkatërruar për dekada, por me punë të fokusuar dhe të përkushtuar, siç mund ta shihni, edhe gjërat që duken të pamundura bëhen realitet dhe bëhen të mundshme.
I falënderoj këshilltarët që e mbështesin punën e kryetarit të komunës, administratën e Qytetit të Shkupit, kolegët nga Qeveria dhe të gjithë ata që janë të përfshirë në realizimin e këtyre projekteve. Këtu, para së gjithash, i kam parasysh kryetarët e komunave në kuadër të Qytetit të Shkupit.
Ne, si Qeveri, do të vazhdojmë edhe më tej t’i mbështesim komunat, ndërsa jam i bindur se Orce, me karakterin që ka, do të vazhdojë me një përkushtim edhe më të madh, edhe pse edhe tani është maksimalisht i përkushtuar, t’i realizojë projektet që ka planifikuar dhe që janë prioritet për Shkupin.



