
Komuna e Çairit përuroi sot rrugën “Avni Mula”, që është njëri prej personaliteteve më të mëdha të muzikës klasike shqiptare.
Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, gjatë kësaj ceremonie tha se, përurimi u realizua në ditët kur në Çair po mbahet Festivali Ndërkombëtar i Muzikës “Çarshia”, duke i dhënë këtij akti një simbolikë të veçantë dhe duke lidhur trashëgiminë kulturore shqiptare me promovimin e artit bashkëkohor.
Ndërkaq, në përpurimin e rrugës ishte edhe sopranoja me famë botërore, Inva Mula e cila është vajza e Avni Mulës, të cilës i ndau edhe një pllakë mirënjohjeje për kontributin e saj të në promovimin e kulturës shqiptare në arenën ndërkombëtare dhe për vazhdimin e trashëgimisë artistike të familjes Mula.



