
Pas muajsh spekulimesh dhe aludimesh, Ledri Vula dhe Xhensila Myrtezaj kanë vendosur të ndajnë rrugët e tyre, duke i dhënë fund një romancë që kurrë nuk u konfirmua publikisht.
Dyshja e njohur, e cila ka qenë në qendër të vëmendjes për lidhjen e tyre të mundshme, ka tërhequr vazhdimisht interesin e mediave dhe fansave. Megjithatë, asnjëherë nuk e pranuan zyrtarisht lidhjen e tyre, duke lënë hapësirë për spekulime të shumta.
Momente të shumta të kapura nga paparacët, ku ata shfaqeshin së bashku, kanë nxitur dyshime dhe diskutime për natyrën e marrëdhënies së tyre. Këto momente intime, të cilat dukeshin si shenja të një lidhjeje të fortë, tani janë pjesë e një historie që po mbyllet.
Sipas informacionit të siguruar nga Prive Klan Kosova, Ledri dhe Xhensila tani janë të ndarë dhe secili po vazhdon me jetën e tij. Kjo ndarje ka ardhur si një befasi për shumë fansa që kishin shpresuar në një zhvillim më të thellë të marrëdhënies së tyre.
Edhe pse lidhja e tyre nuk u konfirmua kurrë, ajo ka qenë një temë e nxehtë diskutimi në rrjetet sociale dhe mediat rozë. Tani, me këtë ndarje, fansat po spekulojnë se çfarë do të ndodhë më tej me karrierat e tyre.



