LajmeSport

Arsenali monitoron situatën e Viniciusit, rinovimi me Real Madridin mbetet pezull

Arsenali po e ndjek me vëmendje situatën e sulmuesit brazilian Vinicius Junior te Real Madridi, pasi bisedimet për rinovimin e kontratës mes palëve ende nuk kanë sjellë një marrëveshje zyrtare.

Kontrata aktuale e Viniciusit me klubin madrilen skadon në vitin 2027, por muaj pas nisjes së negociatave për vazhdimin e bashkëpunimit, nuk ka ende një marrëveshje të finalizuar. Kjo situatë ka bërë që disa klube të mëdha evropiane të monitorojnë zhvillimet rreth yllit brazilian.

Sipas raportimeve, Real Madridi pret rikthimin e Viniciusit nga pushimet për të zhvilluar një takim drejtpërdrejt me të dhe për të kuptuar planet e tij për të ardhmen. Drejtuesit madrilenë nuk duan të rrezikojnë humbjen e një prej lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës pa përfituar financiarisht.

Në anën tjetër, Arsenali po synon ta shfrytëzojë këtë pasiguri. Kampionët e Premier Ligës kërkojnë një transferim të madh këtë verë dhe sipas “The Athletic” janë të gatshëm të ndërhyjnë për Viniciusin, përpara se situata të komplikohen më tej.

Klubi londinez beson se një lëvizje tani mund të jetë më e favorshme, pasi nëse braziliani rinovon kontratën me Real Madridin, një transferim i ardhshëm do të bëhej shumë më i vështirë.

Për momentin, Arsenali nuk ka paraqitur ofertë zyrtare, por po e përcjell nga afër situatën mes Viniciusit dhe Real Madridit. Nëse palët nuk arrijnë marrëveshje për rinovimin, “Topçinjtë” pritet të bëjnë lëvizjen e tyre për yllin brazilian.

Related Articles

Back to top button
Close
Close