Bugatti prezanton “Blanc Éternel”, supermakina unike e zbukuruar me porcelan të vërtetë

Çmimi i këtij Bugatti unik nuk është bërë publik, por duke qenë se modeli bazë kushton rreth 2 milionë euro, vlera e versionit “Blanc Éternel” pritet të jetë edhe më e lartë.
Bugatti ka zbuluar një version ekskluziv të modelit Mistral, të quajtur “Blanc Éternel”, i krijuar me porosi për një klient të veçantë. Supermakina është realizuar nga divizioni Sur Mesure, i cili merret me personalizimin e modeleve më luksoze të markës franceze.
Ajo që e bën këtë automjet të veçantë është përdorimi i porcelanit të vërtetë në disa prej detajeve të jashtme dhe të brendshme, falë bashkëpunimit me prodhuesin gjerman Königliche Porzellan-Manufaktur Berlin. Modeli bazohet te Bugatti Mistral, automjeti i fundit i markës që përdor motorin legjendar Ë16, pasi kompania do ta zëvendësojë atë me një motor të ri V16 hibrid.
Karroceria është lyer me ngjyrë të bardhë perlë, e kombinuar me vija të zeza që i japin makinës një pamje artistike. Ndërkohë, kapaku i rezervuarit të karburantit, emblemat “EB” dhe disa elementë të ndarjes së motorit janë punuar me porcelan të vërtetë.
Edhe kabina nuk mbetet pas. Leva e marsheve, grilat e altoparlantëve dhe mbështetëset e krahëve janë gjithashtu të realizuara me të njëjtin material luksoz. Çmimi i këtij Bugatti unik nuk është bërë publik, por duke qenë se modeli bazë kushton rreth 2 milionë euro, vlera e versionit “Blanc Éternel” pritet të jetë edhe më e lartë.



