LajmeMaqedoni

Nxënësit e shkollave të mesme deri të hënën do të kenë mundësi të aplikojnë për mbështetje financiare në Qytetin e Shkupit

Deri më 27 korrik do të jetë e hapur Thirrja publike për ndarjen e mjeteve financiare në vitin 2026-të për sportistët më të suksesshëm – nxënës të shkollave të mesme në territorin e qytetit të Shkupit dhe që janë banorë të Shkupit. Dokumentet e nevojshme duhet të dorëzohen në Arkivin e Qytetit të Shkupit.

Nxënësit duhet të jenë banorë në komunën e Aerodromit, Butelit, Gazi Babës, Gjorçe Petrovit, Karposhit, Kisella Vodës, Sarajit, Qendrës, Çairit ose Shuto Orizares, ndërkohë duhet të jenë sportistë aktivë dhe anëtarë të klubeve në Regjistrin Qendrore.

“Të drejtë për pjesëmarrje në Thirrjen publike kanë nxënës të rregullt dhe të çrregullt në shkollat e mesme në territorin e qytetit të Shkupit, të cilët plotësojnë kriteret e Rregullores për mënyrën, kriteret dhe procedurën për ndarjen e mjeteve financiare për sportistët më të suksesshëm – nxënës të shkollave të mesme në territorin e qytetit të Shkupit, banorë të Shkupit dhe që kanë depozituar dokumentacionin e nevojshëm”, thuhet në Konkurs.

Në Konkurs do të vlerësohen edhe sukseset e nxënësve nga periudha e 27 korrikut të vitit 2025-të.

Related Articles

Back to top button
Close
Close