
Gjatë mbrëmjes së sotme është vërejtur një fluks i shtuar i ardhjes së mërgimtarëve nga vender europiane. Në pikën kufitare mes Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë në (Tabanovc) me Preshevën janë aktualisht ka një kolonë disa kilometrash dhe pritje deri në një orë për kalim në Maqedoninë e Veriut. Ardhja e mërgatës padyshim që është një gëzim i madh së pari për familjet e tyre ashtu edhe për rrethin ku ata jetojnë. Këto ditë të verës janë ditët që bashkojnë mallin dhe pritjen përmes një sakrifice si në këto pamje, shkruan Top24




