BotaLajme

Numri i të huajve që hynë në Kinë në gjashtëmujorin e parë 2026 tejkalon 20 milionë

Sot në mëngjes, Zyra e Informacionit e Këshillit të Shtetit të Kinës zhvilloi një konferencë shtypi, ku drejtuesi i Ministrisë së Sigurisë Publike publikoi të dhënat: gjashtëmujorin e parë të vitit, numri i të huajve që hynë në Kinë arriti 22.914 milionë, prej të cilëve 17.815 milionë ishin të huaj që hynë pa viza, duke shënuar një rritje përkatësisht 20.4% dhe 30.6% se në vitin e kaluar dhe fluksi ndërkufitar po bëhet një forcë e re e zhvillimit ekonomik.

Që nga fillimi i pushimeve verore, numri i turistëve të huaj që vijnë në Shenzhen, Guangdong, vazhdon të rritet, dhe udhëtarët nga Evropa janë rritur dukshëm krahasuar me më parë.

Që nga sezoni i verës, fluturimet ndërkombëtare nga Aeroporti i Shenzhenit që lidhin nëntë vende evropiane po rriten vazhdimisht. Të dhënat e Stacionit të Kontrollit Kufitar të Aeroportit të Shenzhenit tregojnë se që nga muaji qershor, numri i udhëtarëve nga vendet evropiane që hyjnë përmes aeroportit të Shenzhenit është rritur me 31.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Zv/udhëheqësi i Ekipit të Tretë të Stacionit të Kontrollit Kufitar të Aeroportit të Shenzhenit, Mai Xiaoyu, tha se që nga qershori, hyrja e vizitorëve të huaj është rritur mbi 20.6% krahasuar me vitin e kaluar, ku mbi 45.2% e vizitorëve kanë synim kryesor turizmin, një rritje me më shumë se 25.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Deri më 15 korrik, numri i vizitorëve të huaj që hynë dhe dolën përmes aeroportit të Shenzhenit ka arritur 1.034 milionë persona këtë vit, duke vendosur një rekord historik. Krahasuar me vitin e kaluar, numri i udhëtimeve të huaja ndërkufitare ka arritur një milionë me 71 ditë më herët.

Duke parë të dhënat e shitjeve të biletave të avionëve në platformat online të turizmit nga Aviacioni Civil i Kinës, që nga qershori, vizitat e turistëve evropianë në Kinë po rriten gjithnjë e më shumë.

Me zbatimin e masave për të lehtësuar pagesat dhe politikave të kthimit të taksave për turistët që largohen, turizmi dhe blerjet nga vizitorët e huaj në Kinë vazhdojnë të rriten. Gjithashtu, fluksi i madh i turistëve gjatë pushimeve verore tregon edhe tërheqjen ndërkombëtare të tregut kulturor dhe turistik të Kinës.

Related Articles

Back to top button
Close
Close