LajmeSport

Flamurtari bën transferimin për notën “10”

Rodrigo Migone do të jetë lojtari më i ri i Flamurtarit.

Burime për “Newsport” raportojnë se mesfushori 30-vjeçar ka vendosur që të mbyllë aventurën me Besën e Kavajës, për të nisur një të re në Vlorë, pavarësisht ofertave të shumta nga Kategoria e Parë.

Kujtojmë se Migone e ka nisur karrierën e tij në Argjentinë me Rosario Central, ndërsa më vonë është aktivizuar me Patronato, Boca Unidos dhe Deportivo Madryn.

Ndërkohë që në Shqipëri, Migone ka luajtur edhe me Erzenin si dhe Besën e Kavajës. Ky afrim i 30-vjeçarit shihet si përforcim ideal, për t’i dhënë një dorë më tepër mesfushës vlonjate.

Related Articles

Back to top button
Close
Close